Kajtazi ia thotë në sy Shehollit: Ke qenë zyrtar i UDB-së, rasti i babait tënd s’lidhet me mandatin e Speciales

Gazetari Vehbi Kajtazi në debatin e sotëm të zhvilluar në Klan Kosova ka pasur një debat Fatmir Shehollin, për të cilin i ka thënë se dikur ka qenë zyrtar i shërbimeve sekrete serbe.

Sheholli, sonte tha se është dëshmitari i Prokurorisë Speciale në Hagë, për shkak të rastit të babait të tij.

Por, Kajtazi tha se mandati kohor i Speciales nuk ndërlidhet me këtë rast dhe se UÇK-ja ka lëshuar komunikatë se e merr përsipër vrasjen e babait të Shehollit.

Sepse kam punuar dy vite e gjysmë, kam njerëz të gjallë të cilët do të tregojnë se cili ka qenë aktiviteti im për lëvizjen që është thirrur LDK-ja. E kam bërë publike në emisionin me Adnan Merovcin. Ka qenë një djalë, i cili ka qenë i ri, ka punuar në inteligjencën e LDK-së i quajtur Shaban Mehana, ka qenë i lidhur ngushtë me Anton Kolajn dhe Fehmi Aganin”, tha Sheholli.

“A e thashë kështu? Kjo është përgjigje për postimin e zotit Kajtazi, zyrtari i UDB-së Fatmir Sheholli. A e di që jam dëshmitar në prokurorinë të Gjykatës Speciale për rastin e babës. A e di cfarë do të ndodhë pas postimit tënd?”, pyeti ai.

Por, për këtë çështje u kundërpërgjigj Kajtazi, i cili i tha se nuk e ka problem fare këtë punë.

“Po, edhe cka? Fije problem s’e kam këtë farë punë”, tha Kajtazi. “Mua më ke bërë problem. Më ke thënë zyrtar i UDB-së”, ia ktheu Sheholli.

Nga ana tjetër, Kajtazi tha se Sheholli ka dhënë intervista publike për media ndërkombëtare ku e akuzon UÇK-në, kurse NATO-n e quan organizatë terroriste.

Për më tepër, Kajtazi ia përmendi Shehollit kur e quante kriminel ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Zyrtar i UDB-së ke qenë. Qajo UDB-a. UÇK-ja ka lëshuar komunikatë zyrtare edhe e merr përgjegjësinë për vrasjen e të ndjerit, një. Zoti Sheholli ka dhënë intervista publike në media ndërkombëtare që e akuzon UÇK-në, NATO-n e quan organizatë terroriste dhe e quan Hashim Thaçin kriminel. Rasti i babës tënd nuk hy fare në mandatin kohor të Speciales. Veç për qejf”, shtoi Kajtazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *