KËTU mund ta ndiqni LIVE shortin e Kampionatit Evropian

Shqipëria do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” sot, më 2 dhjetor.

Në Hamburg prej orës 18:00 do të hidhet shorti për grupet e “Euro 2024”. Kombëtaret janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.

Gjermania si ekipi pritës i Evropianit ndodhet në vazon e parë dhe ekipet e tjera në atë vazo janë Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Në vazon e tretë ndodhen Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia. Ndërsa vazo e katërt ende nuk është e plotësuar, pasi deri më tani janë të konfirmuar vetëm tri ekipe: Italia, Serbia dhe Zvicra.

Shortin LIVE mund ta ndiqni në kanalet e Supersport, kurse poashtu mund ta ndiqni edhe duke klikuar KËTU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *