Këtu mund t’i shikoni live përballjet e Joshuas dhe Wilder

Anthony Joshua dhe Deontay Wilder do të hyjnë në ring në Arabinë Saudite këtë mbrëmje, por nuk do të luftojnë kundër njëri-tjetrit.

Joshua do të boksojë me Otto Wallin dhe Wilder përballet me Joseph Parker në atë që është quajtur “Day of Reckoning”.

Meçi ndërmjet Deontay Wilder dhe Joseph Parker është paraparë të fillojë në ora 10:30, kurse evenimenti kryesor në 11:30.

Përballjet mund ti ndiqni live në këtë link.

Joshua po kërkon fitoren e tij të tretë të vitit pasi mundi Jermaine Franklin dhe Robert Helenius, ndërsa Wilder, po lufton për herë të parë pas 14 muajsh.

Joshua ka tri humbje në boksin profesionist, një nga Andy Ruiz dhe dy nga kampioni aktual botëror Oleksandr Usyk, ndërsa kundërshtari i tij të dielën ka vetëm një humbje profesionale në karrierën e tij, nga Tyson Fury.

Në meçin tjetër kryesor, Wilder – i cili ka luftuar më pak se një raund profesional në dy vitet e fundit – do të shpresojë të marrë më të mirën kundër Kiwi Joseph Parker.

Parker krenohet me një rekord me 33 fitore, 23 me nokaut, nga ana tjetër Wilder ka fituar 42 nga 46 meçet e tij me nokaut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *