Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është prezantuar koeficienti i pagës në sektorin publik.
Koeficienti në vlerë prej 105 eurove ka ngjallur reagime të shumta, ku nuk u prit mirë pothuajse nga të gjithë punëtorët e sektorit publik.
Pagat e ulëta kanë bërë që kosovarët masivisht të pajisen me viza pune dhe të lëshojnë vendin për në Evropë.
Edhe mëngjesin e sotëm, 24 orë pas prezantimit të koeficientit 105 kishte qytetarë të shumtë që pritën tek Qendra e Aplikimit për Viza në Ambasadën e Zvicrës dhe të Anglisë.
Kujtojmë që vetëm gjatë vitit 2022 mbi 49 mijë kosovarë janë pajisur me viza pune të Evropës.