Kosova një hap më afër drejt lëvizjes së lirë, liberalizimi i vizave kalon në këtë institucion

Instituti EPIK ka treguar për hapat që kanë mbetur në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pas votimit të sotëm nga ana e Komisionit për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme (LIBE) të Parlamentit Evropian, EPIK ka bërë me dije se në këtë proces kanë mbetur edhe pesë hapa.

Hapi i radhës është seanca e PE-së, e cila do të mbahet bë muajin prill dhe ku pritet të miratohet plotësim-ndryshimi i Rregullores 2018-1806.

Më pas, në muajin maj pritet të ndodh ceremonia e nënshkrimit, kurse gjatë muajve maj-qershor pritet publikimi i rregullores në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Sipas institutit, 20 ditë pas publikimi në gazetë zyrtare rregullorja hynë në fuqi.

Ndërsa, lëvizja e lirë në zonën Shengen pritet të ndodh nga janari i vitit 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *