Kurti flet prapë për marrëveshjen me Serbinë: Të zbatohet plotësisht dhe menjëherë

Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, që u arrit më 18 mars në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Ai tha se gjatë dy viteve të fundit kanë diskutuar në Bruksel për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme mes të dyja vendeve, transmeton Paparaci.

Shefi i qeverisë tregoi se kryediplomati evropian, Josep Borrell, njoftoi edhe zyrtarisht këtë marrëveshje.

Prandaj, Kurti thotë se për atë çka është rënë dakord duhet edhe duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë.

“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke diskutuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, shkroi Kurti të dielën, me anë të një postimi në Twitter.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *