Kurti mbanë konferencë të jashtëzakonshme për media: Serbia po kërkon konflikt të ri

Kryeministri, Albin Kurti ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës.

Kurti në konferencë e akuzoi Serbinë dhe Vucicin duke thënë se po kërkojnë konflikt të ri në Kosovë, përcjell FrontLajm.

“Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia kërcënon serish me luftë dhe me rikthimin e trupave serb në Kosovë. Beogradi zyrtar sot po flet dhe po sillet si para 23 viteve dhe po udhëhiqet nga një kast e njejtë politikanësh, në krye me ish-ministrin e informatave të Millosheviqit. Serbia nuk po e fsheh që po dëshiron ta vazhdojë luftën, që e humbi dhe kapitullimin e pranoi në Kumanovë, andaj edhe mohimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë përbën kërcënim të vazhdueshëm për ekzistencën tonë”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *