Prizreni qe komuna e parë në të cilin qeveria zgjodhi të nisë së shpalosuri buxhetin për vitin 2023.
Derisa po bënin këtë, sallën “Dokukino” e mbuloi terri.
Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Hekuran Murati i Financave shihen teksa kanë mbetur në tribunë. Madje Murati që ka qenë duke folur kur është ndalur rryma, e ka vazhduar fjalimin e tij.
Por, nuk ka zgjatur mbi 2-3 minuta dhe i pari i financave të shtetit e ka vazhduar fjalimin e tij në drita, në sallën e mbushur plot qytetarë.
Javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës ka kaluar në lexim të parë projektbuxheti për vitin 2023, derisa atë shumica parlamentare e ka konsideruar si buxhet të mirëqenies sociale, zhvillimit ekonomik, mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë e arsimit.