Marrëveshja e Kumanovës sipas Halitit: Kosova duhet t’i pranojë një mijë ushtarë serbë

Deputeti i PDK, Xhavit Haliti ka treguar në Info10 se pas nënshkrimit të marrëvshjes së Kumanovës si një garancion për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë, Kosovës i ishte kërkuar edhe pranimi i 1 mijë ushtarëve e policëve serbë për t’i ruajtur monumentet historike e kulturore.

Haliti ka thënë se kjo kërkesë e bërë aso kohe, ishte kundërshtuar kategorikisht nga pala kosovare.

“Pas marrëveshjes së Kumanovës, në takimin e parë nga UÇK-ja kam qenë vetëm unë, dhe kanë qenë strukturat e SHBA-së e Anglisë. Më kanë thënë që ju duhet t’i pranoni një mijë ushtarë të serbisë, edhe policë, që duhet t’i ruajnë monumentet kulturore e historike. Unë kam pas një reagim spontan, s’kam pranuar unë e askush prej nesh. Dhe është hequr si çështje ajo pjesë. Ne kemi garantuar që fshatrat dhe komunitetin serbë, do ta ruaj UÇK-ja vet”, tha Haliti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *