Mësohen emrat e hajnave serbë që thyenin kiosqet në Veri, Policia i ndoqi derisa i kapi pas një ore

Vjedhjet e shumta janë kthyer në shqetësim të madh për qytetarët e vendit. Hajnat nuk po lënë formë pa shfrytëzuar që ta kapin sado pak para ose gjësende me vlerë. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Veri, ku dy të rinj ua kanë mësyrë kioskave të ura kryesore, të cilat i kanë thyer, por s’kanë arritur të kapin asgjë.

Njësitë policore që sigurojnë atë pjesë kanë arritur që të intervenojnë menjëherë, por dy të dyshuarit fillimisht kanë arritur të ikin, e më pas janë kapur.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Lazar Vuksanovic dhe Aleks Radovic, të dy 19-vjeçarë, të cilët janë arrestuar pasi Policia është vënë në ndjekje të tyre.

Pas rreth një ore, njësitë policore kanë arritur që t’i ndalojnë të rinjtë, të cilët më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë dhe inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë në tentative”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *