Notat e lojtarëve: Izrael – Kosova, Rashica me notën më të lartë te ‘Dardanët’

Kosova ka nisur sot ciklin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian “Euro 2024” ndaj Izraelit.

“Dardanët” barazuan me rezultat 1-1 në udhëtim në stadiumin “Bloomfield Stadium” në Tel-Aviv.

Kosova ishte e para që shënoi gol me anë të një autogoli të Dasa të shënuar pas pasimit që Rashica dërgoi në drejtim të Muriqit në minutën e 36’të të takimit.

Rashica shënoi për të tundur për të dytën herë rrjetën e izraelitëve në minutën e 49’të, por goli i tij u anulua nga VAR për prekje të topit me dorë.

Në minutën e 56’të Peretz ishte ai që barazoi shifrat në 1-1 për epilogun përfundimtar të këtij takimi.

Faqja e njohur për vlerësime të lojtarëve, ‘SofaScore’ ka vlerësuar me notën më të lartë te Kosova, Milot Rashicën.

Rashica u vlerësua me notë 7.2 duke lënë prapa Celinën e Kryeziun që u vlerësuan me notën 7.1.

 

as

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *