Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri arrin në më shumë se 2500

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën dymijë e 509 pas tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë me epiqendrën e tij në Turqinë jugore mëngjesin e së hënës.

Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri u ngjit në 12 mijë e 136 të hënën.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri u rrit në 968. Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë SANA raportoi 538 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 430 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita, shkruan CNN.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi është rritur në njëmijë e 541, sipas nënpresidentit të Turqisë Fuat Oktay.

Turqia ka të paktën nëntëmijë e 733 dhe Siria ka dymijë e 403 të lënduar pas tërmetit shkatërrues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *