OKB-ja përshëndet marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përshëndeti marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve” dhe theksoi se palët duhet të punojnë shpejt dhe me mirëbesim për të “materializuar të gjitha detyrimet e tyre nga marrëveshja”.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mirëpret deklaratën e fundit të BE-së për marrëveshjen ndërmjet palëve për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Farhan Haq, Ndihmës-zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Paparaci.

Guterres tha se përmbushja e marrëveshjes do të sjellë përfitime për të gjithë dhe theksoi se organizata ndërkombëtare mbetet e përkushtuar për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *