Pamje emocionuese: Babë e bir pajtohen në Natën e Ramazanit

Ishin këta lot gëzimi. Lot që tregojnë se dashuria mes babit dhe të birit mund të kalojë edhe sfidën më të madhe. Janë lot pajtimi.

Ishte ky moment pajtimi dhe kjo histori që Adem Dervishaj, nga fshati Kodradiq i Pejës e tregoi për lajmi.net. Siç thotë edhe ai nuk kishte diçka e keqe, por e rëndë për të.

Ata nuk kishin folur që një kohë të gjatë, por në prezencën e lajmi.net, ata shtrinë dorën e pajtimit dhe u përqafuan me njëri tjetrin. Krisja mes tyre, datonte që nga momenti kur njëri nga djemtë kishte vendosur të ndahej nga babai dhe vëllau tjetër, e kjo nuk i kishte pëlqyer kryeplakut.

Kodradiq mund të jetë një emër ndoshta edhe i quditshëm, por që ka një kuptim interesant. Sipas një gojdhënie të cilën Ademi na e bënë të ditur.

E për veç kësaj, Ademi na flet edhe për fëmijërinë e tij. Për kohën kur jeton në një bashkësi të madhe, e kishin obligime të shumta. Për kohën kur nuk kishin shumë mjete të shkollës, por shumë vullnet për tu shkolluar.

Dëshira e tij ishte ta vazhdonte shkollën edhe më shumë, por mundësi kishte vetëm deri në klasën e 8, pasi që edhe dy vitet e fundit thotë se i përfundoi në shkollë private.

Nostalgjia të madhe ka për kohën e shkuar. Në atë kohë kur oda ishin dëshmitarë të mëdhenj të lumturisë, të lojërave, e të kënaqësisë që përjetohej mes shoqërisë.

Ndërsa, ndihet shumë po shumë i mërzitur që sot nuk ka besnikëri mes shokëve. Pasi që, të gjithë mundohen të mashtrojnë.

Ademi tregon se i ka pesë fëmijë, por se vajzat i ka në një tjetër anë. Në atë që dhemb më shumë. Pasi që, ato vet janë të cilat e afrojnë, e ndëgjojnë më shumë. E, përcjellën për tek burrat e kishte përjetuar shumë rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *