Pamjet skandaloze në “It’s my home”, Kajtazi kërkon mbylljen e televizionit

Gazetari Vehbi Katjazi, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj konkurrentes së “It’s my home”.

Ai përmes një postimi në Twitter ka bërë thirrje që t’i hiqet licensa mediumit, teksa e ka cilësuar një veprim të tillë skandaloz dhe antinjerëzor.

“Ku eshte Komisioni i Pavarur i Mediave? Pse lejohet dhuna live ne TV sado periferik qe eshte ai Televizion? Kjo eshte skandaloze, antinjerezore, bizare dhe e flliqt. Duhet te ndalet menjehere dhe ti merret licenca ketij televizioni pa asnje vlere. Horra!”, shkruan ai.

Ndryshe, sot pas një debati në shtëpinë e “It’s my home”, njëra nga banoret e shtëpisë është goditur me këpucë nga një tjetër banor.

Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, është larguar duke qarë nga dhoma ku po bëhej debati. Por, ajo që ka rënë në sy është se askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Përkundrazi një grua aty e përkrahë dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.

E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

Pamje dhune brenda shtëpisë ‘It’s my Home’, banori e godet konkurrenten nga Prishtina (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *