Parashikimi i frikshëm i shkencëtarit që kishte paralajmëruar tërmeti në Turqi

Studiuesi Frank Hoogerbeets, arriti të parashikonte me një saktësi të frikshme tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Ai ka bërë një tjetër parashikim të frikshëm.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se duke u bazuar te gjeometria hënore një tjetër tërmet i fuqishëm pritet të bjerë rreth datës 8 shkurt.

“Gjeometria hënore mund të shkaktojë një aktivitet të fortë sizmik në ditët në vijim, veçanërisht rreth datës 8 shkurt, me shumë gjasa në intervalin M6. Ekziston një mundësi e vogël për një ngjarje sizmike më të madhe. Pasgoditjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më lart M 5 deri në 6”, shkruan ai në Twitter.

Kujtojmë se përmes një postimi në Twitter, të 5-ditëve më parë, studiuesi parashikosi se një goditje e fortë sizmike me magnitudë 7.5 ballë mund të ndodhtë në Turqi midis datave 4-6 shkurt.

“Herët a vonë do të ketë një tërmet ~ 7.5 në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordania, Siria, Libani)”, shkroi ai në Twitter më datë 4 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *