Rrahje brutale në Drenas, arrestohen shtatë persona

Shtatë persona janë arrestuar në Drenas, si të dyshuar për përfshirje në një rrahje.

Rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në këtë komunë.

Në këtë rast, janë përdorur edhe shkopinj druri dhe thika.

Postimi i plotë:

Arrestohen shtatë persona për përfshirje në rrahje

Dje rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në stacionin e autobusëve në Drenas, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.

Në këtë rast nga mjete të forta (shkopinj druri,dyshohet edhe për mjete të mprehta) , ku anë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar shtatë persona dhe pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *