Rriten divorcet, martesat e reja nuk zgjasin më shumë se dy vjet

Divorcet në Elbasan të Shqipërisë kanë ardhur në rritje, përgjatë vitit 2022 në Gjykatë u depozituan 687 kërkesë padi për zgjidhje martese, 533 prej të cilave janë shyqrtuar dhe kanë përfunduar.

Referuar shifrave kërkesat më të larta për ndarje i kanë bërë gratë me 344, ndërsa 189 kërkesa kanë ardhur nga burrat për zgjidhje martese.

Faktorët kryesore mbeten kushtet ekonomike, dhuna dhe papunësia, por nuk janë të vetmet, shkruan Euronews Albania, transmeton FrontLajm.

“Në lidhje me divorcet numri është rritur prej hir së vertetës, pjesa më e madhe e divorceve vijnë për shkaqe të gjendjes ekonomike. Familjet shqiptare më shumë se cdo herë tjetër tani ndjejnë atë rëndësën e financave, rëndesën ekonomike. Te gjitha këto kanë cuar që në momentin kur familjet behen me femijë dhe fillojne dhe shpenzimet rriten ajo ka cuar që të debatojnë të humbin respektin reciprok ne familje dhe vijnë drejtë divorcit”, tha avokati Demir Çiftja për Euronews Albania.

“Janë edhe faktorë të tjerë që lidhen me personat që ndodhen jashtë shtetit që lidhen me ekspulset që mund të kenë marrë në vende të ndryshme të BE ku ata jetojnë dhe punojnë detyrohen qe të lidhen martesa per të ndryshuar mbiemrat dhe pastaj kërkojnë zgjidhje të martesave të tyre”.

Divorcet janë rritur ndjeshëm edhe tek moshat e reja, martesa të cilat nuk zgjasin më shumë se dy vjet.

Njëjtë qëndron edhe në Kosovë:

Vetëm për një muaj në Kosovë 148 çifte i kanë dhënë fund martesës duke u shkurorëzuar.

Kjo në bazë të të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin korrik 2022.Krahasuar me muajin qershor numri i divorceve është në rritje. Numri i çifteve të shkurorëzuara në muajin qershor është 129.

Këto të dhëna sipas ASK-së, janë të bazuara në të dhënat administrative, ku Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

Ndryshe gjatë vitit 2021 ishin regjistruar 2 mijë e 160 shkurorëzime gjithsej.Në vitin 2021 janë regjistruar 2,160 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në: Prizren (189 raste), ose 8.8%; Prishtinë (175 raste), ose 8.1%; Podujevë (141 raste), ose 6.5%, etj”, thuhej në njoftimin e ASK-së.

/FrontLajm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *