Çmimi i ushqimit në botë shënon rënie për 20 përqind, por në Kosovë çmimet nuk lëvizin

Çmimet globale të ushqimit kanë rënë për 20.5 përqind nga piku i një viti më parë.

Kështu ka njoftuar të premten, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara.

“Indeksi i ushqimit ra për të dymbëdhjetin muaj me radhë, derisa në mars u shënua prej 126.9 pikësh, që është 2.1 përqind më pak sesa muaji parapara dhe 20.5 përqind më poshtë se niveli maksimal i marsi të 2022-ës”, thuhet në njoftim, përcjell KlanKosova.tv.

Kjo theksohet të ketë ndodhur për shkak të rritjes së furnizimit, reduktimit të kërkesës për import dhe zgjerimit të Iniciativës së Detit të Zi për furnizim me grurë”.

Indeksi i drithërave ra për 5.6 përqind gjatë shkurtit me çmimin ndërkombëtar të miellit prej 7.1 përqind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *