Video e rëndë: Burri goditet nga rryma e një kablloje elektrike – bie pa ndjenja në shinat e trenit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi.

Një inspektor biletashn është goditur nga rryma e një teli që i ra papritur teksa ai po qëndronte në një stacion treni.

Ngjarja e frikshme është kapur nga kamerat e sigurisë. Burri po qëndronte në platformën në stacionin Kharagpur Junction dhe po bisedonte me dikë kur papritur një tel i ra dhe e goditi me rrymë.

Burri ra në shina dhe qëndroi aty për pak kohë.

Kalimtarët nxituan në ndihmë të tij dhe përfundimisht e morën me barelë. Fatmirësisht për të dhe sipas New York Post, burri mbijetoi me disa djegie.

Po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht se si ka ndodhur aksidenti./Abcnews.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *