Vjen reagimi i parë: Koeficienti 105 është i papranueshëm

Ali Sefaj, sindikalist i njohur i Administratës Qendrore, ka reaguar në lidhje me publikimin e vlerës së koeficientit nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Në një mbledhje të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka treguar se vlera e koeficientit është 105 euro.

Ali Sefaj ka thënë se vlera e koeficientit, të prezantuar sot nga qeveria, tregon arrogancën e ekzekutivit.

“Qeveria e arrogancës, veç arrogancë di të prodhoj. E tillë është edhe vlera e koeficientit. Ndoshta edhe vlerën e koeficientit e kanë llogaritur me pagën qe meritojnë ministrat dhe kabinetet, por jo edhe me profesionalizmin e sektorit publik dhe inflacionin qe e ka goditur vendin. Koeficienti i marrëzisë 105 euro është i papranueshem dhe veç marrëzi do të prodhoj”, shkroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *