Vuçiq: I gatshëm të jap dorëheqjen

Presidenti i Serbisë është shprehur i gatshëm të japë dorëheqjen, sipas mediave serbe.

Sipas Pink, Vuçiç kishte lënë një takim këtë mbrëmje me bashkëpunëtorët në partinë që ai drejton, PPS.

Ai ka informuar kryesinë e partisë për presionet që po i bën Perëndimi në lidhje me Kosovën dhe menjëherë pas kësaj është larguar nga selia e partisë, raporton Pink.

“Nëse dikush tjetër mund të bëjë më mirë në lidhje me këtë çështje, unë jam gati të largohem”, është shprehur presidenti serb.

Kryetari i Bordit Ekzekutiv të PPS, Darko Glishiç tha për TV Pink se nëse presidenti dorëheqjen, ky është fundi i kësaj partie.

“Është skenari më i errët dhe më i keq për Serbinë që as nuk mund ta imagjinoj. Kjo e sotmja ka qenë një mbrëmje shumë e vështirë”, ka thënë ai për Pink.

Zhvillimet në Kosovë vijnë pak ditë pasi një pesëshe diplomatike, e përbërë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kishin me vete edhe këshilltarët e presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni takuan presidentin Vuçiç.

Vizita kishte për qëllim të shtynte Kosovën e Serbinë drejt një marrëveshjeje mbi kornizat e planit të BE-së ose siç njihej plani franko – gjerman që Lajçak tha se kishte pritur më shumë mirëkuptim.

Vetë Vuçiç ka zbardhur këtë takim, duke i treguar publikut se “nëse nuk pranojmë propozimin e tyre, do të ndërpritet procesi i integrimeve evropiane.

Madje, sipas tij, ndërkombëtarët i kanë thënë se do të ketë pasoja ekonomike për Serbinë nëse refuzon propozimin franko-gjerman.

“Nëse do të thosha se nuk do të negocioja, nuk do të kishim më lëvizje të lirë pa viza dhe së dyti nuk do të kemi më investime të huaja! Unë nuk dua të jem president i një vendi të izoluar”, thotë Vuçiç, që thekson se me rrethanat gjeopolitike të ndryshuara sidomos pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, një marrëveshje e tillë është e papranueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *