​Zbriten pagat për këta punëtorë: Nga e hëna në grevë

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë ka njoftuar komunën e Prishtinës se punëtorët teknik të disa shkollave fillore dhe të mesme në kryeqytet nga nesër do të punojnë vetëm me nga 2 orë gjatë orarit të punës, ndërsa për pjesën tjetër do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe nuk do të japin shërbimet e tyre.

Ky bojkot i punës, sipas kësaj sindikata po ndodhë për shkak që Komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave me pagë neto 300 euro për këta punëtor, ka ndryshuar shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro.

Kryetari i FSPSP-së, Jusuf Azemi, ka thënë se nëse nuk kthehet shuma e proceduar si në fillim(300 euro), atëherë këta punëtor nga e hëna do të futën në grevë.

“Në takimin e mbajtur sot me punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë, “Dardania”, “Gjergj Fishta” , “Pjetër Bogdani”, “Ismail Qemali”, “Naim Frashri”, “Asim Vokshi”, “Mehmet Gjevori”, shkolla këto fillore, dhe shkollat e mesme Ekonomia dhe Bujqësia ato te mesme që nga nesër do të punojnë vetëm nga 2 orë gjatë orarit të punës, pjesën tjetër do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe nuk do të japin shërbimet e tyre. Kjo pasi që Komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave me pagë neto 300 euro për këta punëtor, ndryshon shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro, qa është shkelje ligjore e procedimit të tillë. Nëse nuk kthehet shuma e proceduar si në fillim atëherë këta punëtorë nga e hëna do të futën në grevë”, ka njoftuar Azemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *