Zyrtare: Këta dy futbollistë të Kosovës nuk do të paraqiten fare kundër Izraelit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka vendosur për 11-shen startuese kundër Izraelit.

“Dardanët” e zhvillojnë sonte ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro2024” kundër Izraelit me fillim nga ora 18:00.

Trajneri francez, Alain Giresse në listën prej 23 futbollistëve për këtë ndeshje nuk i ka përfshirë fare dy ardhjet e reja.

Bëhet fjalë për Albion Rrahmanin dhe Amar Gërxhaliun të cilët nuk do të mund të paraqiten në këtë sfidë.

Trajneri francez ka vendosur të startojë me 11-shen më të mirë që ka në dispozicion.

Formacioni i Kosovës: Muriq, Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada, Celina, Dreseviq, Muslija, Zhegrova, Rashica, Muriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *