Zyrtare: Me prejardhje nga Kosova, Elena Sadiku emërohet trajnere të Everton

Ish-futbollistja e njohur shqiptare, Elena Sadiku është bërë trajnere e parë e skuadrës angleze, Everton në grupmoshat e reja U21.

Ajo përmes rrjeteve sociale tregoi për këtë arritje, duke thënë se mezi pret të punojë me talentet e klubit të madh anglez.

”E lumtur që më në fund mund të ju kumtojë lajmin se jam bërë trajnere e parë e Everton U21. Jam shumë e lumtur me këtë projekt. Do të punojmë për ta bërë një nga Akademitë më të forta në botë”, ka thënë Sadiku

Sadiku është vetëm 29-vjeçare. Ajo ishte detyruar të pensionohet herët nga futbolli shkaku i lëndimeve. Së fundmi si futbolliste ishte pjesë e klubit suedez Hammarby.

Kurse si asistente-trajnere, ajo punoi në tri vende gjatë karrierës. Te skuadrat: Bejing BG Phoenix, Rosengard dhe Fortuna Hjorring.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *