A do ngriten temperaturat? Ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Sot na pret mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje lokale shiu.

Po ashtu priten intervale kohore me diell, ndërsa parashihen zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 24 gradë celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbizotërojë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vende-vende, herë pas here priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë të mbizotërojë edhe ditëve të ardhshme, me intervale kohore me diell, vranësira lokale dhe rrebeshe lokale shiu. Nganjëherë lokalisht pritet të ketë zhvillime të stuhive të fuqishme lokale me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, më të theksuara në kohën kur do të ketë intervale kohore me diell./METEOBALLKAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *