Aksident mes tre automjeteve në Rudar, katër persona të lënduar

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën magjistrale Mitrovicë veri-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit.

Si pasojë janë lënduar katër persona, ku ishin të përfshira 3 automjete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në rrugën magjistrale Mitrovicë veri-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit rreth ores 15:40 është raportuar për një aksident trafiku ku janë perfshirë 3 automjete, njësitet policore iu kane përgjigjur rastit, është njoftuar emergjenca dhe me të arritur në lokacion është konstatuar se aksidenti është me lëndime trupore dhe dëme materiale.

Sipas informatave fillestare dyshohet se një nga automjetet e përfshira ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave tjera në këtë aksident. Katër persona raportohet se janë të lënduar në këtë aksident dhe janë përcjell për trajtim mjekësor, përderisa ekipet kompetente policore janë duke kryer hetime relevante për trajtimin e rastit sipas procedurave ligjor”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *