Barrierat mbrojtëse çajnë në mes makinën, dy të vdekur, mes të plagosurve dhe një foshnjë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë, mes të cilëve edhe një foshnjë.

Aksidenti ndodhur në autostradën e Viranşehirit, ku një automjet ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës, të cilat kanë depërtuar mes përmes mjetit.

Dy prej anëtarëve të së njëjtës familjes që udhëtonin drejt Stambollit humbën jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë në mjet u nisën me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *