Edhe një ‘sulm’ ndaj portofolit të qytetarit, sot pritet që të shtrenjtohet rryma

Sot do të mblidhet bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ku pritet që të miratohet shtrenjtimi i rrymës për 15 për qind.

Mbledhja e tretë e bordit ka në rend dite shtatë pika, ndonëse këtu nuk është përmendur shqyrtimi i rritjes së çmimit të energjisë, por ka gjasë që kjo të diskutohet pas 6 pikave të para.

ZRrE më 23 mars ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti dhe do të vazhdojë deri në mars të vitit të ardhshëm.

Më poshtë mund të shihni renditjen e pikave:

Miratimi i Rendit të Ditës;

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;

Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit, Operimin e Sistemit dhe Operimin e Tregut (OST/OT) për vitin relevant tarifor 2023;

Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Shpërndarjes (OSSh) për vitin relevant tarifor 2023;

Shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU) për vitin relevant tarifor 2023;

Shqyrtimi i raportit vjetor për vitin 2022;

Të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *