Hapja e madhe e Prishtina Mall rrit aktivitetin ekonomik dhe sjell turma të mëdha në Kosovë

Hapja madhështore e qendrës më të re Prishtina Mall ka sjellë një rritje të vizitorëve dhe rritje të aktivitetit ekonomik në Kosovë, ku blerësit dhe turistët po vërshojnë drejt destinacionit më të ri për blerje dhe argëtim në rajon.

Prishtina Mall, e cila hapi dyert e saj më 9 mars 2023, është bërë destinacioni kryesor për vendasit dhe vizitorët, duke tërhequr turma të mëdha nga i gjithë rajoni.

Prishtina Mall mburret me mbi 230 dyqane dhe restorante, duke e bërë atë qendrën më të më dhe në rajon. Hapja e qendrës tregtare është duke krijuar një nxitje të konsiderueshme të ekonomin së lokale përfshirë edhe hapjen e mbi 3000 vendeve të reja të punës.

Hapja madhështore e Prishtina Mall ka qenë gjithashtu një atraksion i madh turistik, duke tërhequr vizitorë nga vendet fqinje dhe më gjerë.

Edhe pse Prishtina Mall ofron më shumë se 5000 vend parkingje falas për shkak të interesit të madh të vizitorëve është krijuar një bllokim trafiku në zonë.

Prishtina Mall së bashku me autoritetet lokale po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar një eksperiencë të qetë për të gjithë vizitorët.

“Ne po shohim një ndikimin pozitiv që Prishtina Mall po ka në ekonominë tonë lokale”, tha Alvaro Costa Drejtor Ekzekutiv i Prishtina Mall. Jemi të lumtur të mirëpresim vizitorët nga i gjithë rajoni në Prishtina Mall dhe të u tregojmë atyre gjithçka që qendra jonë ka për të ofruar. Gjithsesi në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm rreth sfidave që vizitat e mëdha nga Kosova dhe i gjithë rajoni po sjellin tha Costa.

Ne jemi duke punuar ngushtë me autoritetet lokale dhe kompanitë e transportit për të menaxhuar trafikun dhe për të siguruar që të gjithë të kenë një përvojë të sigurt dhe të këndshme”.

Prishtina Mall pritet të jetë një shtytës kryesor ekonomik në rajon për vitet në vijim dhe hapja e saj po përshëndetet si një moment historik i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Pavarësisht bllokimit të trafikut, komentet e vizitorëve kanë qenë shumë pozitive dhe të gjithë po shijojnë hapësirat madhështore dhe shërbimet unike që Prishtina Mall ofron për konsumatorët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *