I dyshuari për vrasjen në Pejë ndalohet për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Lajmin e ka bërë të ditur Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit”, ka treguar Nikçi.

Ky i fundit nuk ka dhënë përgjigje nëse ndaj të dyshuarit është bërë kërkesa për paraburgim.

Ndryshe, një grua është vrarë pasditen e së premtes në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari, ndërsa ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes.“Sot rreth orës 16:00 policia ka pranuar një informatë për një ngjarje në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.

Policia është paraqit në vendngjarje dhe sapo ka arritur aty ka kuptuar se bëhet fjalë për një vrasje të rëndë dhe aktualisht ekipet tona janë në vendngjarje. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës aty derisa Policia e ka arrestuar të dyshuarin”, ka thënë Rugova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *