I riu që shpëtoi pas 133 orësh nën rrënojat e tërmetit: Mbijetova duke pirë coca-cola

Barish Kuzuxhuollu, që është nxjerrë nga rrënojat pas 133 orësh ngujim, ka thënë se ka mbijetuar duke konsumuar një litër pije të gazuar, që e kishte afër në momentin kur tërmeti goditi fuqishëm Turqinë të hënën.

Ndërtesa ku jetonte i riu turk ishte në mesin e dhjetëramijëra objekteve që u rrënuan si pasojë e tërmetit me epiqendër në Kahramanmarash. Deri tash janë konfirmuar mbi 25 mijë të vdekur.

Kuzuxhuollu, që është nxjerrë pas 133 orësh ngujim nga rrënojat në Besni, ka thënë se ishte duke luajtur “Sony PlayStation” kur ka ndodhur tërmeti.

Ai tash është në gjendje të mirë shëndetësore, ka shkruar “CNNTurk”.

“Kam mbijetuar duke pirë coca-cola”, ka thënë ai nga spitali, duke treguar që afër vetes ka pasur një litër pije, të cilën e ka konsumuar në periudhën e ngujimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *