E rëndë: I moshuari vdes papritur derisa po priste në një furrë në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë, ku një person ka humbur jetën papritmas.

Burimet e gazetës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një klient i një furre që ndodhet në atë lokacion, është alivanosur derisa po priste në radhë për shërbim dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Pas intervenimit të ekipit mjekësor të Emergjencës, viktima është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një person të moshuar, 71-vjeçar.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me djalin e viktimës dhe shitësen e furrës.

Nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar vdekjen, mirëpo pas veprimeve hetimore që janë ndërmarrë, nuk ka dyshime për vepër penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *