Imer Imeri pranon që është dëshmitar i hapur në Speciale

Imer Imeri- vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, ka deklaruar se është dëshmitar i hapur në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se pak kohë më parë ka qëndruar me tre avokatë të viktimave, me të cilët ka qëndruar për rreth tre orë.

Këtë Imeri e ka bërë të ditur në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

“Unë në Gjykatën Speciale jam dëshmitar i hapur, para 10 ditëve kanë qenë 3 avokatë për viktima, kam qëndruar 3 orë me ta”, ka thënë Imeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *