I biri i Xhevat Isufit e quan shpifës Imer Imerin: Gënjeshtar i gjithë asaj që flet

Djali i Xhevat Isufit, Esat Isufi në emisionin “Debat Plus” ka thënë se Imer Imeri është duke shpifur.

“Gënjeshtar i gjithë asaj që flet”, tha Isufi.

Esat Isufi tha se Imer Imerin nuk e njeh asnjë nga familja e tij derisa ka shtuar se babai i tij, Xhevat Isufi, ka qenë aktivist që nga vitet e 80-ta.

“Tash që del një shpifës, gënjeshtar çfare është Imer Imeri në studio edhe të shpif se kinse Jakup Krasniqi e ka vrarë babën tem është një gënjeshtër e kulluar”, ka thënë tutje Isufi.

Isufi ka shtuar se kanë mbetur vetëm dëshmorët pa u njollusur nga personat “që nuk e duan lirinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *