Kjo është gjendja e dy personave që u plagosën pak më parë në Prishtinë

Dy të plagosurit mbrëmjen e së hënës tek restorant “Pishat” në Prishtinë i përkasin moshës 20 dhe 22 vjeçar.

Të dytë, aktualisht janë duke u trajtuar në Emergjencën e QKUK’së.

Gjendja e tyre është stabile.

Drejtori i Emergjencës – Naser Syla tha se dy të plagosurit janë duke u  trajtuar në QKUK.

Njëri nga ta është i plagosur me armë zjarri e tjetri me mjet të mprehtë.

“Njëri është I plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri me mjet të mprehtë. Gjendja është stabile e të dyve. Pas egzaminimeve të kryera, I plaogsuri me armë zjarri do të pranohet në kliniken e Ortopedosë për trajtim të metjutjeshëm, kurse tjeteri do të leshohet për trajtim në shtëpi”, tha për Insajderin dr. Syla.

Dy presona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të dyshuarit për këtë rast janë identifikuar dhe Policia është në kërkim të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *