Konflikt i ri botëror: Kina provokon Tajvanin

Prej dy ditësh Kina ka nisur stërvitjen e saj ushtarake pranë Tajvanit, ndërsa këtë të dielë Pekini ka përdorur forcat detare dhe ajrore për të rrethuar ishullin.

Sulmet precize Kineze kundër objekteve kyçe në Tajvan sipas Pekinit janë “një paralajmërim I ashpër” për ishullin vetëqeverisës pasi javën e kaluar presidentja e Tajvait Tsai Ing-ëen vizitoi Shtetet e Bashkuara.

Kjo stërvitje ushtarake nga forcat Kineze rreth territorit të Tajvanit pritet të zgjasë deri të hënën.

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit i kanë kërkuar Pekinit të vetëpërmbahet dhe të mos reagojë me veprime të tilla .

Ministria e Mbrojtjes në Tajvan ka deklaruar se këto veprime të Kinës “jo vetëm që minojnë paqen dhe stabilitetin, por gjithashtu kanë një ndikim negative në sigurinë rajonale.”

Sipas Tajvanit më shumë 71 avionë luftarak Kinez fluturuan rreth ishullit ditën e shtunë dhe 45 prej tyre kaluan përmes ngushticës së Tajvanit.

Teksa tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë në rritje SHBA kanë deklaruar më herët se nëse Pekini zyrtar synon të nis një sulm ushtarak në ishull, atëherë Uashingtoni do të ndërhynte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *