Policia jep detaje për vdekjen e 5-vjeçarit në Vushtrri

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e një 5-vjeçari në Vushtrri, që dyshohet se ka ndodhur nga një armë zjarri.

Në raportin 24 orësh është bërë e ditur se 56 metra larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar.

“Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *