Ky është 5 vjeçari që u qëllua me armë zjarri – familjarët raportojnë se viktima qëlloi veten

Briljant Krasniqi është 5 vjeçari nga fshati Begaj i Vushtrrisë që humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Gazeta Veriu.info ka siguruar raportin zyrtar nga spitali që konfirmon vdekjen e 5 vjeçarit

Rastin pak më parë e konfirmoi për veriu.info doktori kujdestar nga Spitali i Vushtrrisë dhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Veriu.info mëson nga burimet e saj se nga deklarimet e para të familjarëve është thënë se fëmiu ka qëlluar veten.

Por këto deklarime po merren me rezerva për shkak të moshës së fëmiut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *