Ky është serbi që u plagos nga Policia e Kosovës, dalin pamjet nga Spitali

Mediumi serb, Nova raporton se Milan Deleviq, një serb i cili dyshohet se është plagosur nga Policia e Kosovës në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Siç raporton ky medium serb, Deleviq është dërguar sot pas pas orës 14:00 me urgjencë në Spitalin e Kraljevës.

Policia e Kosovës tha se sot në orët e hershme të mëngjesit në Bistricë të Leposaviqit ka tentuar ta ndalojë një veturë, por që e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës, duke rrezikuar edhe jetën e zyrtarëve policorë.

Policia tha se për të neutralizuar rrezikun ndaj zyrtarëve të saj policorë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit.

Ndërkaq, Zyra e Petar Petkoviqit, ministrit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka kumtuar se pjesëtarët e Policisë Speciale të Kosovës kanë qëlluar në një automjet në të cilin ndodheshin dy serbë në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, afër pikës së kontrollit te ura e Bistricës.

Të shtënat në veturë kanë ndodhur rreth orës 11:30 dhe me atë rast ka mbetur i plagosur Miljan D., ndërsa bashkëudhëtari i tij Dushan S. ka kaluar pa lëndime, pretendon në një deklaratë Petar Petkoviq, transmeton Paparaci.

“Delleviq është goditur në zonën e majtë të kraharorit dhe ka një plagë nga arma e zjarrit me të cilën është transportuar urgjentisht në spitalin e Kralevës”, ka thënë Petkoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *