Momenti kur gazetarja kosovare nuk u trembet maskave, ia çon gishtin serbit që po i kërcënonte

Gazetarët janë personat që po rrezikojnë mjaft shumë për të sjellur më të rejat nga veriu i vendit, pas situatës së tensionuar atje, tash e disa ditë.

Një nga ta është gazetarja e televizionit TëVë, Fetije Kamberi, e cila nuk iu trembet maskave, dhe shihet duke i drejtuar gishtin serbit që po i kërcënonte.

Foton e saj e ka publikuar drejtori i Tëvë1, Dukagjin Maliqi.

“Veç ndaluni dhe shihni në detaje këtë fotografi. Guximin e gazetares e cila armën e vetme kundër një grupi huliganësh e kriminelësh e ka mikrofonin, nuk e kanë një pjesë e madhe e burrave që po i fyejnë këta profesionistë”, shkroi ai ndër të tjerash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *