Natë e tensionuar në veri, 3 shpërthime brenda 10 minutash

Pas Lagjes së Boshnjakëve ku u dëgjuan dy shpërthime, ka ndodhur edhe një tjetër shpërthim tjetër në Veri.

Vetëm pak çaste më herët ka ndodhur një shpërthim i fortë i cili u dëgjua edhe në pjesën jugore.

Në pjesën që njihet si tek “tre rrokaqejt”, dyshohet se u hodh një mjet shpërthyes, shkruan Jepi zë.

Këto tri shpërthime që ndodhën brenda 10 minutash, tregojnë për një natë tensionuese në veri.

Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se persona të dyshuar kanë hedhur këto mjete shperthyese, të cilat për nga krisma dyshohet të kenë qenë shok-bomba.

Së fundmi, Policia e Kosovës ka njoftuar se këto shperthime që kanë ndodhur janë nga mjetet piroteknike.

Ndryshe, situata në veri mbetet ende tensionuar, ndërsa serbët kanë shtuar dhe përforcuar barikadat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *