Ndryshojnë sërish temperaturat : Ky është parashikimi i motit për sot

Meteo Kosova ka njoftuar se sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, teksa pritet që kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu.

Në njoftim po ashtu thuhet se ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

“Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 15-37 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *