Nxirren 10 minatorë të bllokuar në Trepçë, 30 tjerë ende të bllokuar

U prish ashensori, e 40 minatorë mbetën të ngujuar në minierë. Mëngjesi i së Hënës, doli të jetë shumë sfidues për minatorët e Trepçës.

Nga 40 të ngujuarit, 30 vazhdojnë të mbesin ende aty, kurse 10 nga ta veqse janë nxjerrur.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Ndërrmarrjes “Trepça”, Ibrahim Januzi ka thënë se dhjetë nga punëtorët kanë arritur të dalin jashtë por edhe 30 kanë mbetur.

“Realisht kanë qenë në ndërrimin e natës duke punuar. Kanë qenë t ngujuar rrreth 40 minatorë, për momentin janë edhe 30. 10 prej tyre kaneë dal nga daljet e dyta. Sumë shpejt pritet me një dalje alterantive edhe për 30 minatorët e tjerë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se arsyeja e kësaj bllokade është prishja e ashensorit.

“Arsyeja përse ka ndodh kjo është prishja teknike e ashensorit të Minierës ‘’Trepça’’. Sepse kushtetet janë të mjerueshme, ashensori është vjetërurar. Nuk ka projekte për ripërtrirje.”, ka thënë ai për Kanal10.

Tutje ai ka thënë se të gjithë minatorët pritet të dalin nga aty, meqenëse po bëhen shumë përpjekje për shpëtimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *