Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve – ky është lajmi i fundit

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi është shtyrë për një javë.

Në faqen zyrtare të tyre bëhet e ditur se gjykimi do të rifillojë të hënën, më 17 prill, në orën 09:00.

Kujtojmë se që nga fillimi i javës ka nisur dëgjimi i dëshmitarës së parë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *