Vuçiq paralajmëron serbët: Konflikti me Kosovën është konflikt me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përfunduar takimin me përfaqësues të serbëve të Kosovës në Rashkë.

Nga ky takim, presidenti serb, ka përmendur potencialisht edhe ndonjë agresion mes të dyja palëve, transmeton klankosova.tv.

Siç tha ai, çdo konflikt i ndezur, nuk do të ishte më konflikt me Kosovën, por me NATO-n.

”Ju hani atë që duhet të hani. Çdo konflikt është konflikt me NATO-n, jo me Prishtinën. Kjo duhet pasur parasysh”, tha Vuçiq.

Mes tjerash në këtë takim, presidenti i Serbisë u tha atyre se po punon për atë që është e mundur dhe iu është shprehur atyre duke u pretenduar se po përpiqet të ruajë paqen dhe jetën e njerëzve në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *