Rast tronditës në Lipjan: Ky është i riu që bëri vetëvrasje pasi ushtroi dhunë në familje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Brusë të Lipjanit, ku një person është gjetur pa shenja jete në një objekt, ku dyshohet se bëri vetëvrasje.

Rasti i rëndë ka ndodhur në një stallë të bagëtive, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur.

Ky rast ka tronditur familjen Gashi, kur e morën lajmin se Lindoni i kishte dhënë fund jetës, raporton sinjali,vdekjen e Lindon Gashit, 31-vjeçar, e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri fillimisht dyshohet se kishte ushtruar dhunë në familje dhe më pas ishte larguar nga shtëpia. Për disa orë s’dihej gjë për fatin e tij dhe familja shpresonte se do të kthehej sërish, por fatkeqësisht e gjetën të vdekur.

Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 31-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *