Reagimi i ashpër amerikan: Progresi në themelimin e Asosacionit kritik për të ardhmen e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në lidhje me takimin e së martës mes Kurtit dhe Vuçiqit të zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

“Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së”.

“Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *