Futbollisti kosovar, Milot Rashica, po kalon në një formë fantastike prej se është transferuar te Galatasaray.
Ai është pjesë e formacionit bazë te skuadra turke dhe po ashtu ka krijuar edhe një shoqëri të mirë me futbollistët e tjerë.
Rashica së fundi ka ndikuar te bashkëlojtari i tij mauro Icardi, i cili sot pas shënimit të golit, ka festuar duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Argjentinasi shëni dy gola në ndeshjen e sotme kundër skuadrës së Umraniyespor.
Mauro Icardi says I fly like a butterfly and sting like a bee. pic.twitter.com/bwCWmxBOBE
— Kapo🇹🇷 (@01temmuz1996) February 1, 2023