Si kishte provokuar boksieri serb me hartën e Kosovës, por në ring e ‘uli’ kokën

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikoliq, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Jakaj e dominoi këtë meç që nga fillimi deri në fund, madje duke e gjunjëzuar serbin Nikoliq, në raundin e dytë.

Fitorja në fund u vendos në favor të Jakajt me vendim unanim të gjyqtarëve.

Kjo është fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.

Kujtojmë që boksieri serb kishte provokuar kosovarin duke bërë foto me hartën e Kosovës.

marko-nikolic-nikoliq-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *